Dy pacientë në dializë, shpëtohen nga një donator i ndjerë


Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga një donator i vdekur, familja e të cilit pranuan që t’i dhuronin orgaet e të ndjerit, shkruan Pa Censurë.

Sali gjithashtu njoftoi se ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë.
Ministri falenderoi familjen e donatorit sepse falë këtij donatori u shpëtuan dy pacientë. Gjithashtu, Sali shprehu edhe ngushëllimet e tij për humbjen e pësuar dhe mirënjohje për humanizmin e tyre./PA CENSURË/

Baby Boo