Dy nxënëse shqiptare nga Shkupi marrin medalje e arte nga Genius


Medalja e artë nga garat botërore në Olimpiadën Botërore Genius -International High School Environmental ku kanë garuar nxënësit e vendeve të ndryshme të botës me gjithsejtë 729 projekte u ka takuar dy nxënësve të vitit të tretë të kolegjit Yahja Kemall Talia Kastratit dhe Halime Ademit në kategorinë e “mbrojtjes së ambientit jetësorë” dhe nxitjes së të rinjve për më shumë inovacione rreth zgjidhjes së problemeve ekologjike në vende të ndryshme të botës.

Medalja e artë u ka takuar dy nxënësve të vitit të tretë të kolegjit Yahja Kemall Talia Kastratit dhe Halime Ademit në kategorinë e “mbrojtjes së ambientit jetësorë” dhe nxitjes së të rinjve për më shumë inovacione rreth zgjidhjes së problemeve ekologjike në vende të ndryshme të botës.

Talia Kastarti dhe Halime Ademi përmes një filmi të shkurtër të titulluar “Çka mund të bëj unë” japin mesazh për vedijësimin e qyqarëve veçanërisht grupmoshave më ët reja për mbrojtjen e ambientit.

Anketimi i të rinjve nga mosha 10 deri 18 vjeçare në më shumë shkolla të Shkupit i cili qytet ishte qyteti më i ndotur dy viteve të fundit në Evropë , ka nxjerr në pah nuk është e mjaftueshme vetëm të detektohet problemi, por duhet ofruar zgjidhje duke filluar nga vetja pikërisht siç titullohet prezantimi “çka mund të bëj unë- What Can I Do? “

Qëllimi I filmit është qe tek te rinjtë te cilët për me pak se një dekade do te jene ne poste vendimmarrëse ne aparatin shtetëror, te nxisim përgjegjësinë ekologjike.


Talia Kastarti thekson se rezultat e hulumtimit që kanë realizuar kanë nxjerr në ah shumë anomali dhe mos informimit si dhe vetëdijes së ulët ët përgjegjësisë tek të rinjtë.
“Ne pyetjen se a kane marre pjesë ne aktivitete ekologjike ata janë shprehur se kane marre pjese mbi 70%.
87% janë shprehur se është koha e fundit/treni I fundit qe duhen te ndërmarrin masa serioze për ndotjen e ambientit por nga ana tjetër vetëm 6 nga 100 I dine ngjyrat se ne c`far koshi c`far plehrat me përbërje të caktuar (ata organike, nga qelqi,letra apo plastika ) duhet hedhur.

Kjo tregon se te rinjtë nuk sillen me përgjegjësi për mbrojtjen e ambientit . Madje kjo nuk është për fajin e tyre sepse autoritet përkatëse shumë pak investojnë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në këtë drejtim ndërkohë që vrapojnë vetëm në letër që të harmonizojnë ligjet që anë në fokus mbrojtjen e ambientit me ligjet evropiane” thotë Talia Kastarti
Ajo shton se arsyeja për skenarin e filmit , “çka mund te bej un?” ka për qëllim për te sjellë mesazhin se një person është i mjaftueshëm për të bërë kthesa kah diçka më e mirë sepse ndryshimet e mëdha fillojnë prej gjëra te vogla.
Të rinjtë në këtë olimpiadë kanë prezantuar më shumë zgjidhje ideore për një Botë ekologjikisht më të pastër dhe shëndoshë.

Baby Boo