Haradinaj: Unë i dorëzohem vetëm Policisë së Kosovës


Nënkryetari i OVL e UÇK’së, Nasim Haradinaj ka folur pas arrestimit të Hysni Gucatit, ku ka treguar se ka biseduar me të para se të arrestohet nga policia e EULEX.

Sipas Haradinajt, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së, para se ai të arrestohej.

Haradinaj thotë se Gucatin policët e kishin njoftuar se do ta cojnë në Hagë.
Ndërsa Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pasi që Gjykatën Speciale nuk e njohin dhe do të punojnë gjithmonë kundër kësaj gjykate.

Këto komente Haradinaj i bërë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së organizatës së veteranëve të luftës se UCK’së.

Baby Boo