fbpx

Dy ish-anëtarë të Komisionit për antikorrupsion nën hetime për keqpërdorime me harxhimet e rrugës

Dy ish-anëtarë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit janë nën hetime për keqpërdorim të mjeteve për harxhimet e rrugës.

Shefi i Prokurorisë Themelore të Shkupit Sasho Rajçev, për TV Telma tha se hetimet kanë filluar pas zërave dhe dyshimeve për keqpërdorime.

“Prokuroria ka filluar hetimet për shkak të zërave të dyshimtë. Është paraqitur edhe nevoja për shqyrtim të raporteve financiare të Komisionit për vërtetimin e parregullsive eventuale në lidhje me lënën për shfrytëzim të mjeteve për harxhimet e rrugës nga ana e Komisionit për antikorrupsion”, tha Rajçev.

Ai në intervistë gjithashtu tha se Prokuroria Speciale është treguar si koncept i suksesshëm.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.