Deçan: Vritet 29 vjeçari, la dy binjakë dhe gruan


Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje për vrasjen e paradites në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Sipas njoftimit, personi i vrarë është A.T. (1989). Ai ishte dërguar në QMF-në në Deçan pas plagosjes, dhe më pas në spitalin rajonal në Pejë, ku sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete.

Për këtë rast është arrestuar Sh.G. (2000). Ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një person vritet në Deçan, ka të arrestuar

Një person është vrarë gjatë paradites në Deçan.

Policia e rajonit të Pejës e ka konfirmuar rastin për KTV-në.

I dyshuari për këtë vrasje është arrestuar nga Policia.

“I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në Spitalin e Pejës. Sipas mjekëve, në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë.

Ai ka shtuar se ende nuk kanë të dhëna për motivet e kësaj vrasjeje e as moshën e personave.

Baby Boo