Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po përgatite këtë vit për një kalendar të ngjeshur që do ta impenjojë dhe në eliminatoret e Europianit 2020.
Skuadrës së trajnerit Bernard Challandes, pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë që do të ngrenë lojën në një tjetër nivel.
Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja. Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë.