Afrim Gashi nga Zhelina: “Duhet të jemi në shërbim të popullit dhe jo të partive politike”


Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte pjesë e tubimit qendror të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët në komunën e Zhelinës. Në fjalën e tij, para zhelinasve, kryetari Gashi foli për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit duke thënë:

“Më 17 tetor do ta mbyllim kapitullin e rëndë të shqiptarëve gjatë këtyre 20 viteve qeverisje të keqe. Pas 17 tetorit do të kemi një perspektivë dhe vizion të ri për komunat tona.

Që nga Likova deri në Strugë po ndjehet ambienti i fitores dhe i ndryshimit. Jam i bindur që Zhelina do të votoj për Mahir Ziberin me të cilin do të vjen ndryshimi. Qëllimi jonë është që kryetarët e komuna të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kjo më së miri po dëshmohet me kandidaturat tona të koalicionit, ku në disa vende kemi kandidat të përbashkët apolitik. Duhet të jemi në shërbim të popullit dhe jo të partive politike”, ka përfunduar Gashi.

Baby Boo