Dy deputetët e akuzuar kërcënojnë prokurorët me kanun


Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, dhe Shkumbin Demailaj kërcënojnë prokuroret me kanun, dhe kërkojnë t’i zgjidhin hesapet me ta edhe privatisht.

Deputeti i AAK-së dhe ish anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.

Ai në një paraqitje mediale ditë më parë e ka ofenduar prokurorin Elez Blakaj, duke e quajtur hajn, idiot, rrugaç, i biri i kudrës.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj.

Demaliaj të njëjtat deklarata i ka mbrojtur edhe sot duke thënë se nuk është pishman për fyerjet ndaj prokurorit, dhe e kërkon kthimin e Blakajt në Kosovë për zgjidhur hesapet më të privatisht.

“Jo unë nuk i bie pishman asnjëherë për fjalët që i them. Kam thënë atëherë do të them edhe tash. Nëse shteti nuk merret me Blakajn, unë personalisht do të merrem me të”, ka thënë Demaliaj në emisionin Frontal të T7.

Kërcënime ndaj prokurorëve ka bërë edhe deputeti e Nismës, Milaim Zeka.

Zeka një paraqitje mediale të hënën kërcënoi publikisht prokurorin Afrim Shefkiu. Tha se përveç se do ta ndjek me gjyq, do t’i zgjidhë hesapet edhe privatisht me prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka të hënën në T7.

Zeka po e akuzohet nga shteti për mashtrim, pastrim parash dhe shmangie nga tatimi. Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë prej 58 faqesh. Ka renditur emrat e të gjitha viktimave të mashtrimit. Ka propozuar fiks 907 dëshmitar kundër tij. Zeka akuzohet se me anë të mashtrimit përfitoi 345 mijë e 700 euro së bashku me Ilir Krasniqin. 145 mijë euro akuzohet se i ka pastruar në bashkëpunim me biznesmenin, Edmond Kërliu. Akuzohet po ashtu se shtetit nuk ia ka paguar 141 mijë e 173 euro. Insajderi sjell të plotë aktakuzën kundër tij.

Baby Boo