DURAKU “QORTOI” PETROVSKËN PARA ZHBOGARIT, VEND I BUKUR, ME AJËR TË PASTËR, POR KA SHUMË MBETURINA


“Është vend i bukur, ajër i pastër, por në anën tjetër të rrugës ka mbeturina, kryetarja duhet ta pastrojë atë”, tha Duraku.

“Jo vetëm kryetarja por edhe pushteti qendror duhet të bëjë diçka”, u shpreh kryetarja e Manastirit Petrovska.

Kështu sot ministri për ambient jetësor Sadulla Duraku e përshëndeti kryetaren Natasha Petrovska dhe ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, të cilët ishin në vizitë në parkun Pelister.

Një pjesë e unazës mbi Manastir është shndërruar në deponi. Trupa të kafshëve të ngordhur, mobilie të vjetra, mbeturina komunale, qelq, mbeturina, është pamja e korsisë që kalon nëpër lagjen “Petoçna Voda”. Kjo pamje më në fund pas shumë viteve u vërejt nga një politikan i cili ishte duke vizituar Manastirin.

Në pyetjen e TV21, se çfarë masash ndërmerr komuna e Manastirit në lidhje me deponinë në rrugën rajonale Prilep – Resnjë – Ohër, zonja e parë e komunës tha se problemi do të zgjidhet dhe se tani është në duart e pushtetit qendror.

“Vlerësoj se vetëqeverisja lokale e ka mbaruar në tërësi punën e saj dhe jam e bindur se ky problem i madh i cili ekziston vite të tëra në Manastir, përfundimisht do të zgjidhet”, tha Natasha Petrovska, kryetare e Manastirit.

Nga ndërmarrja publike “Komunalec”, thonë se nuk kanë për detyrë të pastrojnë mbeturina, por vetëm të mbledhin mbeturinat nga enë të veçanta. Edhe pse Komuna disa herë deri më tani ka pastruar mbeturinat në deponin e egër, ajo përsëri po krijohet. Përmes programit të financuar nga BE, do të ndahen grante për përmirësimin e menaxhimit me zonat e mbrojtura, secili në vlerë prej 200 mijë deri 400 mijë euro. Për përmirësimin e kapaciteteve të tyre, u zgjodhën – parqet kombëtare Pelister, Galiçicë dhe Mavrovë, pastaj Liqeni i Dojranit, Liqeni i Prespës dhe Ezerani, ndërsa në Shkup – -Matkë, Vodno dhe Saraj. Grante morën Jaseni, komuna e Strugës, Ohëri dhe Debërca

Baby Boo