Dukovski: Ja si është gjendja shëndetësore e Bojan Jovanovski


Gjendja shëndetësore e Bojan Jovanovskit-Boki 13, i akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, nuk po përmirësohet, por vetëm përkeqësohet, theksoi mbrojtësi i tij avokati Sasho Dukovski. Ai pas vendimit të anulohet seanca e sotme gjyqësore, para gazetarëve theksoi se plaga e klientit të tij nuk po shërohet.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Jovanovski, mbrojtja dorëzoi edhe një kërkesë për zëvendësim të masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak. Por, një kërkesë e tillë siç theksoi avokati Dukovski, dje ishte refuzuar.

Edhe pse dje ishte refuzuar kërkesa për ndërrim të masës së paraburgimit, mbrojtja e të akuzuarit Bojan Jovanovski-Boki 13, gjatë ditës së sotme do të dorëzojë edhe një kërkesë për ndërrim të masës së paraburgimi, me masën e arrestit shtëpiak.

Baby Boo