Flet Skënder Brataj: Nuk mund të jesh në karantinë gjithë jetën…


I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një shtim të rasteve pozitivë me COVID-19. Megjithatë sipas Brataj kjo gjë pritej dhe deri më tani jemi brenda pritshmërive. Sakaq, mjeku i bëri një rezyme të gjithë asaj që ka kaluar vendi ynë gjatë bashkëjetesës me koronavirusin.

“Nuk mund të jesh në karantinë gjithë jetën. Me hapjen, masat që morëm u cilësuan si të pavërteta. Kur vendos për të tjerët duhet të vendosësh në kandar shumë gjëra. Ne u liruam me mosbesimin e asaj që kaluam. Po të mos ishte e gjithë bota, mosbesimi do të ishte më i madh. Protokollet gjatë hapjes s’janë respektuar. Ne e dinim që do të kishte rritje gjatë hapjes. Ne jemi brenda parashikimeve. Është shqetësuese. Këto janë të lidhura me shtrëngimin apo lirimin e masave të mëtejshme. Kur ne mendonim si specialist dhe drejtues të institucioneve ishte tmerr për të gjithë. Të gjithë ato pamje. Edhe panik ka pasur. Është kthyer frika dhe ankthi. Kemi rritje të kërkesave të ndryshme. Marrin vesh që njëri ka rezultuar pozitiv, kërkojnë testime më shumë. Gjurmimi epidemiologjik është. Përditë kishte pretendime kush është i dyshimtë. Plus e njëjta gjë u ndoq në të gjithë botën, duhet të bëje 14 ditë karantinim. Midis të ardhurave kishte dhe gra shtatëzanë. Eksperienca na tregoi se personat që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar pothuajse të gjithë janë pozitiv”, u shpreh mjeku.

Baby Boo