Duka: Për shkak të mosrespektimit të masave përsëri kemi të infektuar të rinjë


Gjendja epidemiologjike, si në nivel të shtetit, ashtu edhe në komunën tonë, sipas numrave zyrtarë nuk është e mirë, sepse numri i të infektuarve të rinj vazhdimisht po rritet. Nga gjithsej të infektuarit e rinj në nivel të shtetit gjatë 24 orëve të kaluara, tre persona janë nga Dibra, vlerësoi sot kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

“Për shkak të mosrespektimit të masave parandaluese nga ana e qytetarëve kemi përsëri paraqitje të infektuarve në komunën tonë. Kjo ndodhi pas një periudhe të gjatë, në të cilën komuna jonë konsiderohej si zonë e gjelbër. Tani gjendja është nën kontroll, por siç po shkon trendi dhe pritjet në ditët në vijim do të kemi paraqitje të rasteve sporadike me Kovid-19”, tha Duka.

Shtoi se tre rastet pozitive janë nga mostrat e mara të hënën, përderisa për shtatë mostrat e marra të martën ende priten rezultate. Rezultate piten edhe nga skriningu i djeshëm i të punësuarve në kopshtin e fëmijëve, me të cilin ishin përfshirë 69 të punësuarit në këtë institucion.

Duka u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat parandaluese.

Me tre rastet e reja të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Dibër u rrit në 56. Prej tyre, dy persona janë nga Qendra Zhupë, të cilët ishin edhe të infektuarit e parë. Nga numri i përgjithshëm, 47 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa aktivë në sëmundje janë pesë persona.

Baby Boo