Sigurohen 31 njësi të plazmës konvalescente për trajtimin e pacientëve me Covid-19


Janë siguruar 31 njësi të plazmës konvalescente për trajtimin e 31 pacientëve me Covid-19. Prej tyre, 16 janë përmes procedurës plazmaferezë dhe 15 njësi përmes dhurimit standard të gjakut, informuan nga Instituti për Mjekësi Transfuzive.

“Në këtë institucion është përgatitur edhe protokoll për dhurimin e plazmës. Dua të shpreh falënderim të sinqertë ndaj dhuruesve humanë të cilët çdo ditë paraqiten duke shfrytëzuar çfarëdo mënyre edhe atë përmes formularit elektronik në faqen e internetit të Institutit, me paraqitje të drejtpërdrejtë, ndërsa kohën e fundit edhe përmes rrjeteve sociale, vetëm të dhurojnë dhe t’u ndihmojnë pacientëve tanë. Kjo sfidë shëndetësore na bashkoi të gjithë ne, që ta mposhtim virusin. Ministria e Shëndetësisë duke i ndjekur arritjet më të reja të trajtimit të pacientëve me Covid-19, dha pëlqim që të vendoset protokolli për dhurimin e plazmës konvenlescente dhe çdo ditë e mbështet fushatën për dhurimin e plazmës”, deklaroi drejtori i Institutit, Sedulla Yseini.

Dhurues mund të jetë çdo person i shëruar nga koronavirusi që i përmbush kushtet për dhurim të plazmës të theksuar në protokoll.

Plazma konvalescente përmban antitrup kundër këtij virusi të krijuar nga organizmi i njeriut për shkatërrimin e sëmundjes. Këto antitrupa të krijuara janë të pranishme në plazmë dhe të njëjtat me dhurimin e plazmës konvalescente mund të përdoren për shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Covid-29. Të dhurojmë plazmë të gjakut. Të jemi humanë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo