Shtetasit e Maqedonisë duhet të kenë çertifikatë vaksinimi për të hyrë në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka publikuar listën e shteteve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të COVID-19
Shtetet të cilat gjenden në këtë listë janë të radhitura prej rasteve me COVID-19 që i kanë në dy javët e fundit, për 100 mijë banorë.

Në mesin e shteteve është Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Zvicra, Izraeli, Mbretëria e Bashkuar etj.
Sipas masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, shtetet që janë në listën e rrezikshmërisë së lartë duhet të kenë çertfikatë vaksinimi të plotë ose test negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Masat e miratuara nga qeveria e Kosovës për hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj:
2.Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

3.Nga pika 2. përjashtohen:
3.1.Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4.Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
3.5.Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
3.6.Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes.
3.7.Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.

Baby Boo