Zaev për deputetët e opozitës maqedonase: E di se e kenë vështirë ta pranoni se do të jeni opozitë edhe për 4 vite

Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev e quaji Zaevin ‘kryeministër top-shop’ dhe kritikoi propozimet e ministrave të rinj.

Zaev ndaj këtyre akuzave u përgjigj duke thënë se reagime të tilla vjen për shkak se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk mund të pranojnë faktin se do të mbesin në opozitë edhe në 4 vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“S’ka para nga nga ndërmarrja e autobusëve në Shkup, nuk është as Orce Kamçev t’ju japë para. E di se e keni vështirë se do të jeni në opozitë edhe 4 vite. Keni të drejtë të jenë të frustruar. Çdo ditë dikush nga partia juaj kërkon përgjegjësi për disfatën zgjedhore. Por duhet të pranoni se ne fituam”, tha Zaev.

Janushev akuzoi Sheqerinskën se ka lejuar gjithë armatën të infektohet me COVID-19, ndërsa për ministrin Filipçe tha se të gjithë tenderët kanë qenë skandaloze dhe se Lupço Nikollovski ka shkatërruar bujqësinë.

Baby Boo