Dueli me Mayweather, Khabib i hedh “benzinë” zjarrit: Ku je Floyd?


“Mbreti” i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov ka rinovuar thirrjen e tij për duel me Floyd Mayweather, duke postuar pamjet e boksierit gjigand duke hyrë në një kafaz MMA-je shoqëruar me tekstin ku “Ku je Floyd?”.

Videoja, e cila Nurmagomedov postoi të premten në Instagram, fillimisht ishte postuar në mediat sociale më shumë se një vit më parë nga Mayweather, i cili në atë kohë ishte duke flirtuar hapur me idenë e përballjes me McGregor, percjell Fakte.

Dana White, presidenti i UFC, njoftoi ESPN këtë javë se bisedimet për një duel gjigandësh me të vërtetë kanë ndodhur, me të dy kampet gati për një marrëveshje.

Sidoqoftë, Dana këmbënguli se ai do ta merrte në konsideratë vetëm nëse do të zhvillohej në UFC, një lëvizje që është në kundërshtim me dëshirën e Nurmagomedov për të pasur një luftë me rregulla boksi dhe tjetrën me arte marciale të përziera.

https://www.instagram.com/p/BprkX1KhsCR/?utm_source=ig_web_copy_link

Baby Boo