Duda Balje komenton dënimin e Ratko Mladiq: Drejtësia e vonuar


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar dënimin e Ratko Mlladiq. Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

“Për neve ka qenë një lajm shumë-shumë i mirë. Është një drejtësi e vonuar por është mirë që Tribunali po punon edhe pas 27 vjetëve”, tha Balje për RTV Dukagjini.

“Ngritja e Mlladiq nga një ushtarak karriere deri në gjeneral është mesazhi më i keq i nacionalizmit serb. Ai është bërë gjeneral pas krimeve”, shtoi ajo.
Balje ka tërhequr vërejtjen për kujdes nga ana e institucioneve të Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Thotë se padia duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të dalim fitimtarë.

Baby Boo