Vidhte akumulatorë nga disa kamionë dhe mjete të punës, arrestohet 23-vjeçari nga Treboshi i Tetovës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, sot (31-janar) rreth orës 08:10 në Trebosh të Tetovës, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin Sh.S. nga ky fshat për shkak të dyshimit se kishte kryer vjedhje të akumulatorëve nga mjetet ngarkuese dhe makinat e punës nga një kompani ndërtimi në Zhelinë të Tetovës, të cilat më pas i kishte ofruar për shitje disa personave tjerë. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Baby Boo