‘Duam 4 fëmijë’, Adelina Tahiri tregon planet me bashkëshortin 53-vjeçar

Prej vitesh Adelina Tahiri është e martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Edhe pse diferenca e tyre në moshë është diskutuar shumë, çifti ka treguar se për ta nuk ka përbërë kurrëfarë problemi dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Dy vite më parë ata u bënë prindër të një djali dhe tani kanë nisur planet për fëmijën e dytë. Këtë e ka zbuluar Adelina duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram.
Këngëtarja ka treguar se fëmijën e dytë e do vajzë dhe dëshiron të ketë 3, 4 fëmijë.