“Dua të them Bismilah” – Joshua befason me deklaratën pas meçit


Anthony Joshua ka humbur mundësinë për të rikthyer titujt e peshave të rënda.

Britaniku u mposht pas 12 rundesh nga ukrainasi, Alexander Usyk.

Joshua ka lavdëruar kundërshtarin duke thënë fjalë të mëdha për të.

“Usyk ishte fenomenal. Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës. Unë nuk jam boksier për 12 runde. E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku megjithë rrethanat arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka thënë Joshua pas ndeshjes. /IndeksOnline/

Baby Boo