Drejtshkrimi, sfidë për Pacollin – ia huq mbiemrit të presidentit Thaçi


Behgjet Pacolli e priti në jahtën luksoze të tij në Shëngjin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, por kryediplomati kosovar pati vështirësi në drejtshkrim, teksa shkroi një përshkrim mbi fotografitë që publikoi në Facebook.

Pacolli gaboi në dy raste, edhe shkroi një fjali të vetme; të përbërë nga vetëm gjashtë fjalë. Madje, Pacolli ia “huqi” edhe mbiemrit të presidentit të Kosovës. Në vend se ta shkruante “Thaçi”, ai e shkroi “Thaqi”.

Pavarësisht përpjekjeve, zëvendëskryeministri Pacolli nuk ia doli ta shkruante siç duhet as fjalën “këndshme” – të cilën e shkroi “këndëshme”.

Baby Boo