Kanos me armë shkodranen, policia arreston në flagrancë të riun nga Vushtria


Policia e Shkodrës ka ndërhyrë në kohë rekord në orët e para të mëngjesit të sotme, duke parandaluar një ngjarje të rëndë.

Besnik Hyseni nga Vushtria e Kosovës, ishte futur i armatosur në oborrin e shtetases A.G., në qytetin e Shkodrës.

Kjo e fundit ka njoftuar menjëherë policinë, që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 23-vjeçarin në flagrancë.

Si provë materiale u gjet edhe arma tip Zastava e shtetasit nga Vushtria, i cili tashmë do të hetohet për “Përndjekje dhe kanosje” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.

Baby Boo