DREJTORI I BYROS PER ZHVILLIM RAJONAL RAMIZ REXHEPI : Ka ardhur koha që MVL të tansformohet në Ministria e Zhvillimit të Barabartë Rajonal


DREJTORI I BYROS PER ZHVILLIM RAJONAL
RAMIZ REXHEPI

Ka ardhur koha që MVL të tansformohet në Ministria e Zhvillimit të Barabartë Rajonal

Pas takimeve konsultative të realizuara me shumë përfaqësuesë vendas dhe të huaj, si dhe takimet e punës me punonjësit e Byrosë për zhvillim rajonal nga marrja e detyrës Drejtor i Byrosë për dy muaj, e pashë të arësyeshme për të menduar në lidhje me ndryshimin e kornizës institucionale në kuadër të politikave për zhvillimin e barabartë rajonal. Përvoja e deritanishme tregon se është e nevojshme për të bërë rregullime dhe ndryshime në kornizën institucionale në sistemin tonë duke ndjekur shembullin e vendeve të zhvilluara evropiane dhe disa vendeve fqinje.
Së pari në aspektin e Byrosë për zhvillim rajonal, padyshim nevojitet që të rritet në Agjenci për zhvillim të barabartë rajonal dhe nga organi operativ detyrimisht për implementimin e politikave rajonale në Republikën e Maqedonisë të bëhet zbatues dhe organ që do ta ndjeki zhvillimin e shtetit. Asaj do t’i besohen kompetencat që i kanë të gjitha Agjencitë Rajonale të Zhvillimit në vendet evropiane. E nevojshme është një agjenci që do të përbëhet nga personel i trajnuar dhe personelitete të përgatitura për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të komunave, si dhe nga ana tjetër kërkesave të Bashkimit Evropian. Ndër të tjera, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale duhet të bëjë ndryshimin në titull sepse decentralizimi në Republikën e Maqedonisë është tashmë në fazë të avancuar. Ndoshta emri më i përshtatshëm do të ishte Ministria e Zhvillimit të Barabartë Rajonal. Ministria duhet të fokusohet kryesisht në miratimin e legjislacionit në këtë fushë, si dhe në shfrytëzimin e më tepër mekanizmave IPA.
Nëse i jepet kompetenca e plotë Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në aspektin e politikës së zhvillimit rajonal, politikat strukturore dhe konkurrencës rajonale, në këtë rast ajo do të bëhet qendra e vendimmarrjes dhe politikës rajonale. Nga ana tjetër, në qoftë se Byroja ngritet në Agjencion, atëherë ajo do të bëhet mjeti kryesor nëpërmjet të cilit ministria do të zbatojë dhe do të zhvillojë politika rajonale, do të rrisë konkurrencën dhe përsëri do të zvogëlojë hendekun që ekziston mes rajoneve të ndryshme. Atëherë do të kemi trup i cili e sjellë politikën – ministri dhe trup i do të jetë zbatues i asaj politike – Agjencia.

Baby Boo