Drejtoresha e Infektives në Maqedoni: Po mbushen kapacitetet, po pranojmë shumë të infektuar


Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviq, thotë se rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është për shkak të moskujdesit të qytetarëve dhe vjeshta është vetëm një justifikim.

Ajo thotë se pothuajse të gjitha ambientet në klinikë janë plot, por ende nuk ka asnjë pacient të shtruar në spitalin e moduluar.
“Për momentin, 95 pacientë janë të shtruar në spital, që do të thotë afër kapacitetit maksimal të klinikës. Ne marrim 14-15 pacientë në ditë, kështu që për një kohë shumë të shkurtër kapacitetet do të mbushen, prandaj spitali i moduluar është gati”, tha drejtorja për “Telma”.

Ajo theksoi se dy duart plus janë gjithmonë të mirëseardhura, por tani për tani ato janë të organizuara mirë me stafin mjekësor që janë në dispozicion.

Baby Boo