“DREJTËSI PËR ALMIRIN”: Aktivitete të VETËVENDOSJES në Britani të Madhe (foto)


Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani zhvilluan aksione simbolike në ambasadat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në Londër, për të kërkuar drejtësi për të ndjerin Almir Aliun (4) nga Kumanova.

1) Aktiviteti i pare i ditës:
Republika e Kosovës u krijua nga një luftë çlirimtare e përgjakshme e cila u zhvillua kundër një pushtuesi brutal, i cili vrau shumë shqiptarë vetëm për shkak se ata ishin shqiptarë në Kosovë. Almir Aliu u vra sepse ishte shqiptarë në Maqedoni. Elita politike në Republikën e Kosovës ka harruar këto përndjekjet e ngjajshme të cilat i kemi hasur dikur.

Prandaj, krijuam një kujtesë për ta duke mbuluar të gjithë ndërtesën me fotot e Almir Aliut dhe mesazhe të cilat duhet t’i informojnë ata për atë që pritet nga një shtet që është krijuar si përgjigje ndaj padrejtësive.

Aktivistja Jasin Fejzulahi tha ‘Historia e Kosovës është një histori e dhunes etnike. Shqiptarët e Kosovës e dinë mirë dhimbjen e humbjes së një fëmije, një kushëri, një vëlla, një djalë, megjithatë qeveria e Kosovës ia ka kthyer shpinën gjendjes së vështirë të shqiptarëve të tjerë. Vuajtjet të cilat i kanë përjetuar shqiptarët me dekada në Kosovë vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ne Maqedoni, por qeveria e Kosovës deri tani nuk është interesuar fare. Kumanova ia dha Kosovës Ismet Jasharin dhe heronj të panumërt, por kur fëmijët e këtyre heronjve tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë, qeveria e Kosovës i braktis ata! Turp! Ne vijmë këtu sot për të ia kujtuar Kosovës historinë e saj dhe detyrimet e saj, si një shtet shqiptar. Ne e shtyjmë Kosovën për të siguruar që i mbështet shqiptarët kudo që banojnë dhe t’i sjell drejtësi Almirit. Almiri mund të ketë qenë fëmija i një shqiptari në Maqedoni, por dje ka qenë fëmija i një shqiptari në Kosovë’

Letra e cila iu dorëzua Imer Berishës, zyrtarë i ambasades, pasi tha që ambasasori nuk ka qenë në ambasad: https://goo.gl/5Wgg7n
Zyrtarët e ambasades së Kosovës kanë qenë shumë të paknaqur që e kemi bërë këtë aktivitet, por pas disa fjalëve negative dhe qendrimit tonë aty, biseduam brenda me Imer Berishen, por fatkeqësisht edhe pse u pranua letra nuk ka pasur shumë vullnet për ta diskutuar çështjen e Almirit.

2) Aktiviteti i dytë i ditës:
Të gjithë shqiptarët i takojnë Shqipërisë, pavarësisht që një vendim në vitin 1913 vendosi padrejtësisht se mbi gjysma e shqiptarëve të mbesin jashtë kufijve të shtetit shqiptarë. Republika e Shqipërisë ka qenë i vetmi shtet shqiptarë për 96 vite, shteti i cili u desht t’i mbrojë shqiptarët kudo që ndodhen. Për fat të keq, ndërsa shqiptarët të mbetur jashtë kufijve të saj pësuan mizori, Republika e Shqipërisë mbeti e heshtur. Me rastin e Almir Aliut prapë hesht duke lejuar që padrejtësia të vazhdon. Kjo heshtje ka qenë dhe ende është fatale për shqiptarët jashtë shtetit shqiptarë.

Prandaj, ne i vendosëm fotot e Almirit jashtë ndërtesës për të I treguar që heshtja e tyre nuk tolerohet më, gjithashtu ne vendosëm edhe mesazhe për t’i udhëzuar drejt drejtimit në të cilin duhet të jenë.

Aktivisti Arbër Berisha tha ‘Ne kërkojmë që Republika e të gjithë shqiptarëve të plotësojë detyrën e saj morale si atdheu i shqiptarëve, dhe detyrën ligjore kushtuese (neni 8.1) ku shkruan që ‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’. Politikanët e korruptuar dhe egoistë që e kanë drejtuar Republikën e Shqipërisë në të kaluaren e kanë detyruar vendin të qëndrojë indiferent përdërisa shqiptarët nga veriu në jug u masakruan. Shqipëria është vendi i të gjithë shqiptarëve, prandaj, duhet të i mbrojë shqiptarët kudo që janë. Me i braktis shteti shqiptar shqiptarët nuk ka kuptim. Me braktis shteti shqiptar Almirin është turp. Almiri është shqiptarë, Almiri është i Shqipërisë’.

Tentuam t’i ia dorëzojmë këtë letër ambasadorit, e cila parashtron kërkesat tona për rolin që duhet të luajë Republika e Shqipërisë në sigurimin e drejtësisë për Almirin, por kur u takuam më të ai u be agresiv dhe u futë prapë brenda: https://goo.gl/ZeU2W2
Ambasadori i Shqipërisë i fyejti personalisht aktivistët dhe përdori gjuhë të papranueshme. Ai nuk u morr fare me çështjen e Almirit. Pas aktivitetit një aktivist e mori një thirrje nga një zyrtare e ambasades në të cilen ajo tha që do ishte mirë të takohen prapë.

3) Aktiviteti i tretë i ditës:
Republika e Maqedonisë haptazi diskriminon kundër shqiptarëve në çdo aspekt: arsim, punësim, të drejtat e njeriut etj. Almiri u vra brutalisht nga një racist, një racist i cili mbrohet nga ligji dhe lejohet të lëvizë lirshëm rrugëve dhe të rrezikon jetën e shqiptarëve të tjerë. Siguria e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë duhet të sigurohet nga drejtësia e këtij rasti. Shqiptarët duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë.

Prandaj, ne kemi vendosur foto të Almirit jashtë ndërtesës të Republikës së Maqedonisë për tua bërë atyre të ditur se nuk do ta lëmë këtë rast të harrohet. Ne gjithashtu vendosëm mesazhe për t’i dërguar ata në drejtimin e duhur. Ia kemi dorëzu një letër ambasadorit në mënyrë të qartë duke theksuar se Maqedonia është një Republikë e përbashkët e shumë etnive dhe se të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Për më tepër ne kemi përmendur kërkesa të qarta për sigurimin e drejtësisë për rastin e Almirit. Ne gjithashtu bëmë të qartë se nëse nuk ndërmerren hapa konkretë për të siguruar që këto kërkesa të përmbushen nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të qëndrojmë pasiv por do të kthehemi.

Aktivisti Armir Sula tha ‘Sot ne kemi detyruar qeverinë maqedonase të kujtojë krimin e saj, për të kujtuar viktimen e saj, për të kujtuar Almirin. Sot, ne i tregojmë qeverisë maqedonase se vdekja e një fëmije nuk mund të fshihet thjesht nën qilim dhe të harrohet. Ne si shqiptarë dhe si njerëz nuk do të ndalmi derisa të fitojmë drejtësi për Almirin, nuk do të pushojmë derisa të sigurojmë që çdo shqiptar në Maqedoni të fitojë barazinë që është e drejta e lindjes së tyre. Maqedonia është themeluar në shtyllën e barazisë shumetnike, kjo shtyllë rrezikohet nga krimet e gjyqësorit dhe qeverisë maqedonase.’

Letra e cila iu dorëzua ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar: https://goo.gl/7h4qaU
Ambasadori i Maqedonisë në Britani i ka mirëpritur aktivistët dhe ka diskutuar me ta rreth ngjarjes dhe si po zhvilohet procesi gjyqësor. Ka qenë diskutim positiv.

Baby Boo