Dredhia e Pacollit, tani paraqitet i sëmurë për të shmangur karantinën


Pas aterrimit në Aeroportin e Tiranës, deputeti Behgjet Pacolli është nisur drejt kufirit në Vërmicë për të hyrë në Kosovë.

Për t’iu shmangur karantinës në Qendrën e Studentëve, siç merr vesh KOHA, Pacolli do të thotë se ka probleme shëndetësore.

Sipas rregullave të institucioneve, një nga kategoritë që lirohen nga karantina janë personat me probleme shëndetësore.

Kryetari i AKR-së e ka akuzuar gjithë ditën qeverinë në largim Kurti për standarde të dyfishta, pasi që MSH-ja tha se ai duhet të karantinohet pas kthimit nga Zvicra.

Baby Boo