Drama e emigrantëve, ish-ministri afgan me diplomë Oxfordi shpërndan pica në Gjermani


Fotografia e ish-ministrit afgan që shpërndan pica në Gjermani ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale. I diplomuar në Oksford, ai la pozicionin e tij të punës në dhjetor të 2020-ës për të shkuar në Gjermani.
“Ndihem më i sigurt këtu për të ardhmen dhe jetën”, thotë ish-ministri, ndërsa mban në krahë një kuti për shpërndarjen e picave në Laipzig.

Ndërsa me mijëra afganë po i drejtohen vendeve të ndryshme fqinje dhe në Europë për të shpëtuar nga regjimi taleban, që sipas tyre është i dhu.nshëm dhe nuk i respekton të drejtat e njeriut, historia e një ish-ministri afgan duket se e përshkruan më së miri dramën e jetës e emigrantëve.
Sayed Ahmand Sadat ishte ministër në Afganistan për teknologjinë dhe komunikimin. I diplomuar nga universiteti i Oksfordit dhe me një eksperiencë 23-vjeçare si ekspert fushe, ai u largua nga vendlindja në dhjetor të 2020-ës.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se kishte frikë nga fuqizimi i talebanëve ndaj dhe zgjodhi që të largohej për në Gjermani. Sot ai punon si shpërndarës picash në Leipzig.
I fotografuar në rrugë me uniformën e shpërndarësve të ushqimeve, imazhi i tij u shpërnda me mijëra herë në rrjetet sociale.
Gazetarët e pyetën se si e shihte ish-zyrtari i lartë situatën tani në Afganistan, Sadati shprehu çudi për rënien aq të shpejtë të qeverisë së Ashraf Ghanit.

Me dy mastera në komunikim dhe inxhinieri elektrike, Sadati thotë se duhet të jetojë, ndaj edhe punon për të mbajtur familjen në Gjermani.
“Ndihem më i sigurt këtu, ka më shumë siguri për jetën dhe të ardhmen, teksa pres përgjigje nga shumë kompani që kam aplikuar për punë në profesionin tim”, thotë ish-ministri afgan.

Baby Boo