Dr. Ilir Hasani mban fjalën, pin kafen me ministrin Zemaj në Prishtinë


Zëvendësministri i shëndetësisë dr. Ilir Hasani, pas paralajmërimit para disa ditëve, ka mbajtur fjalën, ai ka pirë kafen me homologun e tij Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj në Prishtinë. Në një status në rrjetin social facebook Hasani ka publikuar një foto duke pirë kafe me Zemajn në qendër të Prishtinës. Por si duket kafja e Hasanit dhe Zemajt nuk ka pasur qëllim kënaqësinë e shijimit të momentit pas hapjes së kufirit pa PCR-teste për qytetarët. “Ndajmë shqetësimet për sutuatën e krijuar. Lufta nfaj COVID 19 ngelet imperativ në bashkëpunimin tonë” ka shkruar Hasani. Shkrimi i Hasanit është shoqëruar me hashtagun “Be Carful Be Negative”.

Nga ana tjeter edhe ministri Zemaj ka dalur me një status ne profilin e tij. ai shkruan:
Me mikun tim, Zëvendësministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën në Prishtinë.
Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.
Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.
Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit!

Baby Boo