Dr. Besim Veseli heroi i fëmijëve në kohën e Koronavirusit!


Përderisa ne qëndrojmë në shtëpi, ata luftojnë për jetën e më të dashurve tanë nga koronavirusi, një ndër ta është edhe dr. Besim Veseli i punësuar në Klinikën e sëmundjeve të fëmijve në Shkup, në repartin e kujdesit intenziv.

Në krizën më të madhe në Dibër kur, Koronavirusi ishte në kulmin e tij, dr. Veseli vullnetarisht u ofrua për ndihmë dhe 24 orë ishte miku më i afërt i fëmijëve dhe prindërve të tyre!

“Nuk u frikësov nga Koronavirusi por, vetëm e pyeta veten cili do të jetë roli im në këtë luftë. E humba babain tim vetëm kur isha 20 vjeç, ndërsa ai donte shumë që unë të jem një njeri i mirë dhe njē mjek i dobishëm gjithashtu! Tani që jam prind dhe unë, e di çfarë do të thotë mbështetja e prindit. Në Dibër ky ishte misioni im më i madh. Ende i kujtoj sytë e prindërve të cilët më shikonin me trishtim dhe shpresë teksa fëmijët e tyre ishin infektuar me koronavirus. Situata me koronavirusin na ka bërë qe t’i shohim gjërat nga një aspekt tjetër. Ajo që më shumë vlerësoj, shpresoj se përmbusha dëshirën e babait tim. Ç’të bëj, ky jam unë! I dua njerëzit dhe më shumë fëmijët!- tha dr. Besim Veseli

Baby Boo