Dr. Aziz Dauti i bashkohet Iniciativës për “Gostivarin që duam”


Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, dita ditës po gjenë përkrahje nga qytetarët e Gostivarit. Anëtar i Iniciativës nga sot është edhe Dr. Aziz Dauti. Në zyrat e Iniciativës Dauti u mirëprit nga Lekë Dalipi dhe Altina Demiri – Asani, thuhet në njoftim nga kjo nisëm, transmeton Gostivari Sot

“Dauti vjen nga fusha e mjekësisë me një karrierë të pasur. Është mjek i Mjekësisë së përgjithshme, asistent në fakultetitn e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës dhe ligjërues i Ndihmës së parë në Kryqin e Kuq. Dr. Aziz Dauti kreu fakultetin e Shkencave Mjekesore në Universitetin e Tetovës në vitin 2016, ndërsa ka ndjekur shkollën verore praktike në Universitetin “Trakya”, të Turqisë”, njoftojnë nga Iniciativa.

Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, vijon me thirrjen për bashkëngjitje të qytetarëve të Gostivarit.
“Thirrja mbetet e hapur edhe për dërgimin e ideve, projekteve dhe propozimeve për zgjidhje të problemeve që tangojnë qytetarët e Gostivarit. Lidhja me Iniciativën është faqja zyrtare: www.gostivari.mk“, përfundon komunikata.

Baby Boo