Rihapja e ‘pub’-eve në Angli, ‘shthuren’ të rinjtë

Që ditën e parë të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, anglezët u dyndën në ambientet e jashtme të “pub”-eve për të festuar lirinë dhe për të pirë një birrë jashtë për herë të parë pas 4 muajve.

Baby Boo

Baret qëndronin të mbyllur që nga data 6 janar, kur në Britaninë e Madhe nisi karantina e tretë.
Por, edhe pse kishin leje për të dalë, policia ishte e pranishme në çdo “pub” që mund të mos respektonte rregullat dhe kujtonte klientët për të ruajtur distancimin social.