Dr Anthony Fauci: Kina mashtroi botën; virusi shpërtheu në mes të dhjetorit


Dr Anthony Fauci thotë se transmetimi nga njeriu te njeriu i koronavirusit shpërtheu në Kinë në mesin e dhjetorit, megjithatë regjimi komunist u tha SH.B.A. dhe botës se virusi transmetohej vetëm nga kafshët te njeriu.

Dr Fauci , një anëtar me ndikim i grupit të taskë-forces të Presidentit Trump, i tha emisionit Fox News “Watters ‘World” gjatë fundjavës se ndërsa sëmundja u përhap në më shumë njerëz në mes të janarit në Wuhan dhe provincën përreth Hubei, qeveria kineze tha se infektimet njerëzore ishte minimale, një fakt që formësoi me javë të tëra sensin e botës së jashtme të rrezikut dhe përgjigjen e duhur.

Të dy pohimet nuk ishin “qartë të sakta … kjo ishte dezinformatë që nga fillimi,” tha ai.

COVID-19 ishte, në të vërtetë, një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse.

“Në fillim nuk morëm informacion të saktë dhe informacioni i pasaktë u përhap që nga fillimi,” tha Dr. Fauci.

Republikanët kanë akuzuar Partinë Komuniste Kineze, diktaturiale që sundon vendin, për fshehje të qëllimshme të përhapjes së virusit. Autoritetet kineze kërcënuan tetë mjekë me burg për përpjekjen për të paralajmëruar botën në mediat sociale për atë që do të bëhej një pandemi globale.

Shtëpia e Bardhë thotë se ndërsa Kina po fsheh fakte të sëmundjes, ajo gjithashtu po blinte shumë pajisje mjekësore në të gjithë botën. Kur COVID-19 u përhap në vendet e tjera dhe filloi të infektoj njerëz, makina propaganduese e Kinës hyri në veprim, duke bërë pohimin e pabazuar se Ushtria amerikane mbolli virusin në Wuhan.

Dr Fauci , drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vetë ishte mbështetur në dezinformimin kinez për të minimizuar kërcënimin e COVID-19 për Amerikën.

“Ky nuk është një kërcënim i madh për njerëzit në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo nuk është diçka për të cilën qytetarët e Shteteve të Bashkuara tani duhet të shqetësohen,” i tha ai Newsmax sa më 21 janar, kur virusi filloi të përhapet Bregun Perëndimor të SHBA-ve.

Dr Fauci tha për “Watters ‘World” të shtunën se “ishte në janar, në kohën kur kinezët po thoshin së pari se po trasmetohej vetëm nga kafshët te njeriu dhe më pas, kur kishte raste te tramsmetimit të virusit nga njeriu-në-njeri kinezët thanë se virusi nuk ishte i fuqishëm. Ishte në atë kohë në mes të janarit që ne e bëmë deklaratën”.

Ai i tha Fox News se nëse kjo do të ishte e vërtetë, ai do të ishte i saktë duke thënë se koronavirusi nuk do të ishte “një kërcënim i madh jashtë Kinës “.

Baby Boo