“Ishte si të luante kombëtarja jonë”, Ilir Meta mesazh Serbisë pas ndeshjes: Politika të mos ndërhyjë


Menjëherë pas ndeshjes që ngriti zemrat e të gjithë shqiptarëve, mes Zvicrës dhe Serbisë ku porta serbe u prek dy herë nga bomberët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ka ardhur reagimi i parë i Presidentit Ilir Meta.

Meta është shfaqur mjaft i kënaqur nga kjo ndeshje, që sipas tij ishte njëlloj sikur të luante kombëtarja shqiptare apo ajo kosovare.

Unë besoj që nëse Zvicra do të kishte kontrolluar më mirë qendrën e fushës në 10 min e para, do të ishte pse jo edhe pretendente për të fituar botërorin. Pjesa e dytë ishte sigurisht më emocionuese, sepse dy golat u shënuan nga dy fotbollistët më të preferuar shqiptarë, përveç shtyllës së Shaqirit. Unë u kënaqa, të gjithë u kënaqëm sikur të luante kombëtarja e Shqipërisë apo Kosovës dhe gjithashtu shqiponja fluturoi mbi stadiumin e Kalingradit”, ka thënë Meta.

I pyetur për kërkesën e veçantë që Serbia ka bërë ndaj Federatës së Zvicrës për penalizimin e dy futbollistëve shqiprtarë për shkak të simboleve nacionaliste, presidenti ka bërë thirrje që politika të mos përfshihet në futboll.

Politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll. Unë njësoj jam ndjerë edhe kur Zvicra barazoi me Brazilin. Kjo është sigurisht një ndër ndeshjet më të bukura, sepse ka simbolet më të rëndësishme për shqiptarët”, ka shtuar Ilir Meta.

35741055_10212240083664954_2207282692410572800_n.jpg981446682.jpg

 

Baby Boo