Dr. Agolli i infektuar me koronavirus: Isha në Kuvendin Qendror të Aleancës për shqiptarët, por me maskë


Mjeku shqiptar Arben Agolli nga Dibra e Maqedonisë së Veriut është infektuar me COVID-19 derisa po ushtronte profesionin e tij si pediatër.

Agolli thotë se ka insistuar të bëj testin pavarësisht se nuk kishte pasur shenja klinike.

“Pasi kishim në ordinancë një fëmijë nga familja që më pas rezultuan pozitiv me COVID dhe vendosëm të testohemi bashkë me infermierët. Mirë që e bëmë testimin pasi rezultuam pozitiv. Tani jemi më të qetë dhe më të kujdesshëm ndaj familjeve tona”, tregoi Agolli.

Në anën tjetër mjeku i infektuar Agolli tashmë thekson se ka qenë i pranishëm dhe tek Asambleja qendrore e Aleancës për shqiptarët por që ka pasur edhe maskë.

“Isha i pranishëm në Asamblenë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, por mbaja një maskë mbrojtëse dhe doreza, tha kështu mjeku Arben Agolli nga Dibra i cili njoftoi opinionin ditën e martën se ishte pozitiv me virusin Korona. Në mbledhje nuk u përshëndeta me askënd. Isha ulur në rreshtin e fundit, shumë larg nga të tjerët”, tha Agolli.

Mjeku thotë se për fat të keq 80% e peronave që janë të infektuar me këtë virus e kalojnë pa ndonjë në këmbë sëmundjen, por thotë se rreziku është se ata që rezultojnë pozitiv shumë lehtë mund ta bartin virusin te tjerët.

“Ne mjekët nuk është se jemi të rrezikuar vetëm nga coronavirusi. Në Maqedoni kemi ende raste me tuberkulozë”, thotë ai.

Aleanca për Shqiptarët mbajti Asamble qendrore të mërkurën e kaluar dhe anëtarët partisë konfirmuan se më shumë njerëz ishin testuar këto ditë pas takimit me mjekun e infektuar por për fat të mirë, rezultatet ishin negative.

Baby Boo