SHBA, familja emigrante bashkohet, por fëmija nuk e njeh nënën e tij: ’Djali im i traumatizuar”


“Cfarë ka që nuk shkon biri im?”: Eshtë kjo pyetja e dëshpëruar që i bën gruaja protagoniste në këtë video djalit të saj, me të cilin ka qenë e ndarë për më shumë se 3 muaj, dhe që duket se nuk e njeh nënën e tij.

Sammy, emër imagjinar dhe babai Ever kishin vendosur të kalonin kufirin me SHBA-në në prill të 2018.
Ata largoheshin nga dhuna në vendin e tyre, Honduras. Në kufi, djali dhe i biri, tre vjeç, janë prezantuar tek autoritetet e kufirit duke kërkuar azil.

Agjentët e policisë kanë çuar burrin në gjykatë, duke i kërkuar të firmoste disa letra.
Kur ai është kthye Sammy nuk ishte më. Autoritetet e kishin transferuar në Bethany Christian Service, në Michigan.
Sammy dhe Ever, ashtu si qindra familje të tjera u ndanë, pas premtimit të bërë nga presidenti Trump për ‘zero tolerancë” ndaj emigrantëve.

Djali dhe i biri u bashkuan në 10 korrik në Gran Rapids, në Michigan.

Më pas të dy kanë udhëtuar drejt Hondurasit, ku gjendej nëna e Sammy-t dhe motra 5 muajshe.

Por gjatë takimit me nënën ai nuk e ka njohur gruan. Video që po shihni është shpërndarë nga American Civil Liberties Union, për të denoncuar se si ndarja e fëmijëve nga familja e tyre mund të sjellë dëme të pariparueshme për fëmijët e përfshirë.
https://media.kataweb.it/repubblicatv/file/2018/08/28/587688/hls/587688-video-rrtv-1200-bimbomadreseparatiusa280818_master.m3u8
Pediatrët dhe psikologët amerikane kishin denoncuar edhe më parë këto rreziqe që në fillim të aplikimit të politikës Trump për emigrantët, duke shpjeguar që këto ndarje do të shkaktonin trauma tek të vegjlit.
New York Times ka qenë i pari që ka denoncuar rastet që në korrik./BW/

Baby Boo