Dorëzon dorëheqjen deputeti i AAK-së


Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi duket se e ka mbajtur premtimin që ka dhënë, vitin të cilin e lam pas.

Me 23 janar ai kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për portalin Kallxo tha sot se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, tha Kuçi.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as në vitin 2018.

Këtë e kishte bërë të ditur edhe komisionari evropian, Johannes Hahn I cili gjatë vizitës së tij në Kosovës se kjo gjë nuk do të realizohet deri në vitin 2020.

E për këtë kishin dhënë premtime të shumta edhe liderët shtetërorë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda vitit që e lamë pas.

Baby Boo