Ministri i Transportit, Goran Sugareski është dorëzuar. Ai ka pranuar programin e ri të drejtorit të NP ” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memetit për investime në komunat shqiptare.
Me ndryshimin e programit, NP” Rrugët e Maqedonisë” ka planifikuar që në komunat shqiptare të investojë në shumë rrugë që lidhin komunat mes veti dhe komunat me fshatrat shqiptare, rrugë që janë në kompetencë të NP ” Rrugët e Maqedonisë”.
Nga ana tjetër nga NP ” Rrugët e Maqedonisë”, thonë se me këtë ndryshim janë hapur shumë punë edhe atë në shumë komuna shqiptare ku falë bashkëpunimit me kryetarët e komunave do të investohet në rrugë.
“Sapo kemi ndryshuar plan programin e vjetër, dhe kemi arritur që të fitojmë programin e ri të ndërmarrjes, ku kemi planifikuar të asfaltojmë rrugë në Tetovë, Gostivar, Saraj dhe Kërçovë” thonë nga NP ” Rrugët e Maqedonisë” .
Ndryshe në Tetovë kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e bulevardit ku komuna rregullon pjesët e kanalizimit ndërsa NP ” Rrugët e Maqedonisë” do të asfaltojë gjithë bulevardin një projekt tepër i madh që lidh Tetovën me Gostivarin.