Dorëzohen pelegrinët serbë: Nuk do të shkojmë në Gjakovë


Pelegrinët serbë nuk do të shkojnë në Gjakovë për të vizituar Kishën Ortodokse, pasi kanë thënë se nuk dëshirojnë të përhapin urrejtje dhe tensione.

Lajmin e kanë pelegrinët serbë për mediat në Serbi.

“Heqim dorë nga vizita në Gjakovë sepse nuk dëshirojmë të futemi në një qark urrejtjeje e tensionesh. Nuk dëshirojmë ekses. Kësaj here serbët nuk janë të poshtëruar, janë të poshtëruara institucionet ndërkombëtare, institucionet e Prishtinës, organizatat joqeveritare, të cilat as pas 20 vjetësh nuk janë në gjendje t’iu sigurojnë serbëve që në Gjakovë, të qetë, me dinjitet, t’i shënojnë festën e pagëzimit, pashkët, krishtlindjet”, është shprehur Gjokica Stanojeviq, kryetar i shoqatës të serbëve të zhvendosur nga Gjakova, raporton RTS.

Nga mëngjesi në afërsi të Kishës Ortodokse kanë protestuar qytetarët e Gjakovës që kishin dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. Protestuesit nuk iu besojnë deklaratave zyrtare dhe po vazhdojnë të qëndrojnë para Kishës./Pacensure