“Vrasësit mbeten vrasës”, Berisha merr në mbrojtje Artan Brocin dhe akuzon Ramën si xhelat


Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për shkarkimin nga KPK të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci.

Në një postim në fb, Berisha shkruan se me 2 prill të 1991, me urdhër të Ramiz Alisë dhe xhelatëve bllokmene u ekzekutua vëllai i gjyqtarit Arben Broci.

Dhe historia përsëritet 27 vite më pas, thotë Berisha, ku gjyqtari Artan Broci ekzekutohet politikisht si armik klase nga kryeministri Rama.

“Kunder Artan Brocit, me porosi direkt te Edi Rames u mobilizuan te gjitha levat e narkoshtetit si narkopolicia, narko-DSIK, xhelatet e ish policise sekrete te Enver Hoxhes ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar”.

Sipas Berishës, ish-gjykatesit Artan Broci, me urdher te Rames iu kontrolluan ne seline e narko-Partise Siçiliste me dhjetra e dhjetra dosje gjyqesore dhe pasi nuk gjeten asnje defekt por vetem zbatim me ndershmeri dhe kompetence te ligjit, atehere ne nje akt banditesk ju refuzuan 250 dokumenta autentike, me te cilat ai provonte plotesisht te ligjshme çdo qindarke te pasurive te tij.

“Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal per te ndreprere karrieren dhe ekzkutuar politikisht nje nga gjykatesit me me reputacion dhe me me integritet te drejtesise shqiptare. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames, qe vazhdon qendrimin prej xhelati te eterve te tij mizore, shtoj se vrasesit po varses mbeten dhe bej thirrje per flakjen e tyre sa me shpejte nga pushteti” përfundon Berisha.

Baby Boo