Donnarumma tregon pse nuk festoi menjëherë fitoren e Italisë

Italy's goalkeeper Gianluigi Donnarumma makes a save against England's Jadon Sancho during penalty shootout of the Euro 2020 soccer championship final match between England and Italy at Wembley Stadium in London, Sunday, July 11, 2021. (Paul Ellis/Pool via AP)

Portieri i Italisë u zgjedh si lojtari më i mirë Kampionatit Evropian Euro 2020, gjë kjo që ndodh për herë të parë në histori të kësaj gare që çmimi i lojtarit më të mirë i dhurohet portierit. Gardiani i portës italiane Gianluigi Donnarumma padyshim që është ndër më meritorët në triumfin e Italisë ketë Euro 2020, ku edhe në finale kundër Anglisë priti dy penallti.

E gjë interesante pas penalltisë së fundit të pritur ishte se portieri italian fillimisht nuk u vërejt duke festuar me grupin, e kjo e gjitha pasi që nuk e kishte ditur se cila penallti ishte duke u gjuajtur.
“Nuk festova sepse nuk e kisha kuptuar që kemi fituar. E kuptova që kishim fituar vetëm pasi pash bashkëlojtarët duke vrapuar drejt meje me gëzim”, tha Donnarumma.
Donnarumma u zgjedh lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian Euro 2020, ku e ndihmoi Italinë drejt triumfit, dhe tani thuhet se do të kalojë si lojtar i lirë nga Milani tek gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Baby Boo