Donald Trump “mori oksigjen në Shtëpinë e Bardhë”, 48 orët e ardhshme janë “kritike”

Donald Trump ka marrë oksigjen derisa ishte në Shtëpinë e Bardhë në ballafaqim me koronavirusin dhe 48 orët e ardhshme janë “kritike” ka thënë një burim anonim për New York Times.
Disa minuta pasi nga zyra e mediave e presidentit e përshkruan atë “në gjendje të mirë” një burim anonim dha një vlerësim tjetër për shëndetin e 74 vjeçarit.

Doktori Sean Conley refuzoi kategorikisht të përgjigjej nëse Trump, i cili konsiderohet në rrezik të madh nga Covid-19 për shkak të moshës dhe obezitetit, ka marrë ndonjëherë oksigjen.
Dje presidenti amerikan u shtrua në spital pasi vuante nga simptome të ‘lehta”.
Ai eci deri te Marine One dhe u dërgua me avion në qendrën mjekësore Walter Reed ku po trajtohet.

Sipas New York Times, doktorët kanë refuzuar të dhënë detaje të tjera.
Një person “në njohuri për shëndetin e presidentit” i tha gazetës se: “48 orët e ardhshme janë kritike sa i përket shëndetit të tij”, pasi gjendja e tij e përgjithshme u përkeqësua.
Këtë mbrëmje Trump nëpërmjet Twitterit tha se po ‘ndihet shumë mirë”.