Një vend përparon, kur vajzat dhe gratë integrohen në shoqëri.


Atëherë kur vajzat dhe gratë dalin nga shtëpia, në shkolla të mira, në vende pune ku vlerësohen, në angazhim politik atëherë kemi përparim.

Ky angazhim i juaj, e bën edhe më fisnik rrugën tonë, e bën edhe më të pastër fitoren tonë.

Gratë dhe vajzat janë pjesë integrale e qytetin tonë. Pa angazhimin tuaj mirëqenia dhe përparimi bëhen mision i pamundur.

Unë me plot bindje po ua them, se me shumë se 1/3 e ekipit tim do jenë vajza dhe gra profesioniste të afta dhe të njohura në të gjitha fushat.

Për nënat, që lindin, në programin tonë kemi parashikuar 500 euro mbështetje financiare, që sadopak t’iu lehtësohen përkujdesjet ndaj fëmijës.

Ne duhet të angazhohemi, që vajzat dhe gratë të gjejnë vend sa më shpejtë në tregun e punës, e për këtë do të na ndihmojnë dhe ndryshimet e parapara në arsim.

Në fund, dua t’ju bëj thirrje, që të angazhoheni edhe më shumë për të kërkuar vota. Jam i bindur se angazhimi juaj, do të na befasojë për mirë. Shembujt në botë na tregojnë se angazhimi i grave dhe vajzave e thellon rezultatin e fitores.

Baby Boo