“Doli prej Taureg-ut dhe e vrau në sy të gruas dhe fëmijëve”, dëshmitari rrëfen për vrasjen në Prizren


Një ngjarje e rëndë tronditi sot Prizrenin dhe tërë Kosovën, pasi një vrasje ndodhi pasditen e 3 shtatorit ku 48-vjeçari, B. Morina mbeti pa shenja jete pasi u privua nga jeta nga Aziz Gashi. Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” në Prizren dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen.

Sipas dëshmitarëve të cilët pretendojnë se kanë parë momentin kritik, 50-vjeçari ka kryer aktin në prani të familjarëve të 48-vjeçarit.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Baby Boo