Do të zëvendësohet flamuri britanik me atë shqiptar: Flet presidentja Von der Leyen


Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen iu përgjigj dhe një pyetje të drejtpërdrejtë të gazetares së A2, Marsela Karapanço për çështjen e integrimit të Shqipërisë, se nëse BE është e gatshme të zëvendësojë flamurin britanik me atë shqiptar.

Zyrtarja e lartë e BE, u shpreh se sipas saj është momenti i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin bisedimet pasi sipas saj të dy vendet i kanë përmbushur detyrimet dhe tashmë është radha e Unionit Europian që të jetë i besueshëm.

“Me të njëjtin intensitet sikurse punuam për këtë konferencë do të punojmë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt nisjes së bisedimeve. Do të thoja që janë disa hapa për të cilat duhet të punojmë ende, por tanimë kemi një metodologji të re që është e pranueshme, moderne, më e besueshme dhe jep kredibilitet dhe po punojmë mbi raportin për Shqipërinë. Ndaj puna jonë e radhës është që të bindim gjithkënd që në opinionin tim është momenti më i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ata i kanë mbajtur premtimet si vende dhe i kanë bërë të gjitha gjërat që iu kemi kërkuar dhe tani na takon ne që të jemi të besueshëm”, u shpreh presidentja e KE, Von der Leyen.

Baby Boo