Do të ndërtohen 29 pishina në Maqedoni, shtetin do e kushtojnë 1 milionë e 450 mijë euro

Dje kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të ndërtohen 29 pishina në Maqedoni, kurse shuma për realizimin dhe përfundimin e këtyre pishinave shtetin do e kushtojë 1 milionë e 450 mijë euro, gjegjësisht rreth 50 mijë euro për një pishinë.

Sigma Doors

Drejtori i Agjencisë së Sportit, Darko Kaevski e ka konfirmuar për “a1on.mk” ka deklaruar se një pishinë do kushtojë rreth 50 mijë euro, kurse 14 pishina do të ndërtohen në këtë vit, kurse më pas do të vërtetohet se në vitin tjetër a do të ndërtohen edhe pishinat tjera.

Këtë vit pishina do të ndërtohen në komunat, Gjorçe Petrov, Karposh, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Manastir, Priler, Kavadarcë,Tetovë, Gostivar, Veles kurse është planifikuar edhe rekonstruimi i pishinës së vjetër në Strugë.