Do të kontrollohet secili polic, Spasovski: Nuk mundet edhe polic edhe biznismen


Ministria e punëve të brendshme do të kontrollojë dosjen e çdo të punësuari në këtë institucion, duke filluar nga vetë ministri e deri te pastruesja. Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha nuk dëshiron që t’i largojë nga puna, por se ekzistojnë policë të cilët kryejnë punën e policit dhe në të njëjtën kohë kanë biznese private.

“Nuk dua të largoj oficer të policisë. Unë dua të bëjmë një kontroll. Dhe të gjithë ata që pretendojnë të jenë pjesë e policisë maqedonase të jenë pjesë e saj, të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe të jenë oficerë policie siç dëshirojmë të gjithë ne të jenë. Të dinë të sillen mirë, të dinë se interesi i shtetit është mbi të gjitha. Të dihet se ata nuk mund të jenë oficer policie dhe biznesmen në të njëjtën kohë”, deklaroi sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Do të verifikohet arsimimi profesionist, integriteti, gjendja pronësore dhe aktivitetet kriminale. Qëllimi është dekriminalizimi dhe departizimi i policisë, e cila do ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe policëve, të cilët në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi do ta kryejnë detyrën e tyre.

“Zoti dashtë që këtë ta arrijnë të gjithë të cilët kanë diploma për kryerjen e arsimimit të lartë dhe të kenë një nivel të duhur të integritetit nëse jo, atëherë nuk mund të jenë pjesë e shërbimeve të sigurisë”, shtoi Spasovski.

MPB më së voni deri më 20 gusht të këtij viti duhet të formojë Grup punues me detyrë që të  hartojë Propozim-plan të masave, aktiviteteve dhe dinamikës për zbatimin e procesit që duhet më së voni deri më 1 tetor të këtij viti të dorëzojë në Qeveri.

Baby Boo