Durmishi: “Po të investohej 20 vite në Tetovë sa investohet në propagandë të zezë, nuk do t’i kishim këto probleme!”

Kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi në prononcimin e tij para mediave për bulevardin “Bllagoja Toska”, pas nisjes së asfaltimin për fazën e parë. Para mediave ai tha se BDI për 20 vite nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe sa BDI po investon në propagandë të zezë, po ti kishte investuar në infrastrukturë, sot nuk do të kishim probleme të tilla.

“Nëse udhëheqësit e BDI-së të kishin investuar këto 20 vite në qytet, aq sa investojnë tash në propagandën e zezë mediatike, qyteti i Tetovës dhe komuna nuk do ti kishin këto probleme që i kemi ne sot, probleme infrastrukturore, probleme finaciare, borxhe dhe shumë gjëra tjera dhe ne po të mos i kishim këto sot do të bisedonim për gjera tjera”, tha Durmishi para gazetarëve.