Do të hapen edhe 3 pika të tjera të vaksinimit në Tetovë!


“Sot realizuam mbledhjen e radhës të Shtabit të Kr*izës pranë komunës së Tetovës ku morrën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve shëndetësore dhe sektorit për punë të brendshme në Tetovë.
Për momentin në Qendrën Klinike në Tetovë janë gjithsej 121 pacient të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, kurse gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht 5 persona kanë ndëruar jetë.

Punktet e e reja vaksinimit do të hapen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe sipas nevojës.
Si pikë parë e vaksinimit nga nesër e (premte 26.08.2021) do të fillojë me punë qednra e vaksinimit tek Muzeu i Qytetit apo ish Shtëpia e Armatës që do funksionojë me 3 ndrime nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 24:00 të mesnatës, si dhe pika e re e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj.

Apelojmë që përsonat me simptoma të covid19 të mos vetëtrajtohen apo të pranojnë terapi në kushte shtëpiake, pasiqë një veprim i tillë vetëm përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore, sepse shumë pacientë vijnë dhe paraqiten në qendrat spitalore me pasqyrë të rëndë klinike dhe gjendje dukshëm të përkeqësuar shëndetësore, që e bën trajtimin e suksesshëm të tyre më të vështirë dhe në raste edhe të pamundshëm.
Gjithashtu apelojmë që qytetarët gjatë pritjes në rradhë në spitale apo në qendrat e vaksinimit të mbajnë distance fizike, duke mbrojtur kështu veten dhe të tjerët nga infektimi i mundshëm.

Për të rritur numrin e testeve të shpejta dhe mundësinë të regjistrimit sa më real të rasteve të detektuara me covid19 në komunën e Tetovës, kërkojmë nga Ministria e shëndetësisë së RVM, që të mundësojë realizimin e testeve të shpejta edhe në Shtëpinë e shëndetit publik në Tetovë.

Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, kërkojmë nga Ministria e arsimit dhe Shtabi i krizës pranë qeverisë së RMV, shtyerjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për 3 javë, për të gjitha nivelet e arsimit, atë fillor, të mesëm dhe të lartë. Duke marrë parasysh faktin se kjo gjendje mbizotëron edhe në komunat tjera përreth, apelojmë që edhe komunat tjera të pollogut ta përkahin këtë kërkesë, që së bashku të kontribojmë në reduktimin e rasteve të reja të inf*ektimit.

Gjithashtu kërkojmë që i gjithë stafi arsimor dhe teknik në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës të vaksinohet deri në filimin e vitit shkollor me prezencë fizike, respektivisht deri me 20.09.2021, meqë pas këtij afati do të kërkohet prej tyre që çdo 72 orë të tregojnë dëshmi për test të shpejtë negativ, shpenzimet e të cilit do të duhet t’i bartin vetë.

Përsërisim edhe njëherë dhe bëjmë thirrje deri tek të gjithë qytetarët, që të jenë maksimalisht të kujdesshëm, duke respektuar masat dhe protokolet shëndetësore në fuqi, me qëllim që bashkërisht t’i japim një mundësi sistemit shëndetësor të amortizojë peshën e presionit para të cilit ndodhet.
Të bëhemi shembull, t’i japim shansë jetës, të respektojmë rregullat duke mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh!” thuhet në komunikatën e shtabit të krizës pranë komunës së Tetovës.

Baby Boo