Nuk kishin paguar 1 muaj qira, ky është pronari 61-vjeçar që vrau barbarisht familjen shqiptare, mbyti me duar dy fëmijët e vegjël


Personi që shihni në foto është autori i krimit të tmerrshëm në Andravidë të Greqisë, ku u vra një familje shqiptare.

Autori 61-vjeçaar është arrestuar ditën e djeshme në Patra. Krimi duket se është i paramenduar, pasi autori kishte menduar edhe të zhdukte trupat e pajetë të familjes shqiptare.

Bëhet me dije se familja shqiptare po vuante nga problemet ekonomike dhe se nuk i kishin dhënë qiranë pronarit të shtëpisë. Një qira, një muaj i papaguar ka çuar dhe në ngjarjen e rëndë, ku 61-vjeçari shkoi në banesë ku jetonte familja shqiptare dhe vrau nënë, babain dhe dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç, ndërsa ka mbijetuar djali i madh 12-vjeç, i cili ka gjetur dhe trupat e pajetë.

61-vjeçari e kishte paramenduar vrasjen pasi kur kishte shkuar në banesë kishte shkuar me makinë rimokio, që pas krimit të zhdukte trupat.

Dëshmia tronditëse e shokët të fëmijës 12-vjeçar

“Ne dolëm për shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam bashkë në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk e hapi. Dhe ai na thotë të presim që të hyjë nga dritarja. Befas më thotë “hyni shpejt, diçka i ka ndodhur mamit”. Hyra nga dritarja, kërkojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën në krevat dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por anëtarët e tjerë të familjes nuk i pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli duke mbajtur vëllain e tij në krahë, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë”ka treguar ai.

Prindër të ekzekutuar, fëmijë të mbytur

Sipas drejtueses së shërbimit mjekoligjor të Patrës, Angeliki Tsiola , “trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kanë pësuar dëmtime në kokë nga një tytë e shkurtër, armë zjarri.” Ndërsa për dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, shkak i vdekjes së të dyve është mbytja nga bllokimi i hapjeve të jashtme të rrugëve të frymëmarrjes.

Baby Boo