Do të befasoheni me çmimin e një filxhani kafeje nëpër vende të ndryshme të botës


Banka zvicerane “United Bank of Switzerland”, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet të tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.

Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.

Kryeqyteti i Katarit Doha ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro. Kopenhagen renditet në vend të dytë, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

Lista e çmimeve

-Dubai 4,87 euro

-Zyrih 4,26 euro

-Shangai 3,93 euro

-Pekin 3,78 euro

-Vjenë 3,71 euro

-Moskë 3,67 euro

-Nju Jork 2,67 euro.

-Nju Delhi 1,30 euro

-Sao Paulo 1,28 euro

-Johanesburg 1,27 euro

-Stamboll 1,20 euro

-Kajro 1,15 euro

-Milano 1,14 euro

-Mumbai 0,90 euro

-Romë 0,85 euro

-Lisbonë 0,63 euro

-Lagos 0,53 euro.

Baby Boo